back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMbetjet toksike prej 3 muajsh në Shqipëri/ Rrjeti i Bazelit kritika Prokurorisë...

Mbetjet toksike prej 3 muajsh në Shqipëri/ Rrjeti i Bazelit kritika Prokurorisë së Durrësit: Nuk ka transparencë për hetimet

12 javë pasi anija “Moliva” me 102 kontejnerë të dyshuara me mbetje toksike u rikthye në Shqipëri, Rrjeti i Aksionit të Bazelit ngre dyshime se Prokuroria e Durrësit nuk po e heton çështjen siç duhet.

Rrjeti i Aksionit të Bazelit thotë se mungon transparenca dhe ka një bllokim të hetimeve nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka vënë në sekuestro kontejnerët dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion për ecurinë e hetimeve.

Kritikat ndaj Prokurorisë së Durrësit u ngritën pasi refuzoi të pranonte kryerjen e analizave për mbetjet nga laboratorë të pavarur europianë, si dhe nuk pranoi dëshminë dhe provat e ofruana nga BAN për rastin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat