Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka lexuar pretencën në dosjen “Sterilizimi” dhe ka kërkuar dënimin me burg për tre të pandehurit kryesorë.
Për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg secilit. Nëse gjykata pranon gjykimin e shkurtuar, dënimi do të ulet në 6 vjet e 8 muaj burg për secilin prej tyre.
Ndërsa për ish-drejtoreshën juridike në Ministrinë e Shëndetësisë, Marsela Serjanaj, është kërkuar dënimi me 3 vite e 6 muaj burg, që në rast gjykimi të shkurtuar mund të ulet në 2 vite e 4 muaj burg.
Ky proces pritet të jetë një moment kyç për drejtësinë në luftën kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë, ku SPAK po përpiqet të vendosë përgjegjësi për përgjegjësit në skandalet e mëdha të inceneratorëve dhe sterilizimeve.