back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaRusia dhe Hungaria “sulm” BE pas arrestimit të Federica Mogherinit

Rusia dhe Hungaria “sulm” BE pas arrestimit të Federica Mogherinit

Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini. 

Moska dhe Budapesti nuk u vonuan në reagimet e tyre, ku sulmuan BE pas skandalit të korrupsionit. 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e shfrytëzoi rastin për t’i akuzuar institucionet europiane për hipokrizi. 

“BE-ja mbyll sytë ndaj korrupsionit të saj, por vazhdimisht jep leksione të tjerëve,” tha Zakharova për agjencinë Tass. Ajo pretendoi se “miliona euro” kalojnë prej vitesh nga “kanalet e korrupsionit” në Kiev drejt BE-së, dhe se “kjo është e qartë për të gjithë”. 

Edhe nga Budapesti ka ardhur një ton i ngjashëm. Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, e cilësoi situatën si një tjetër goditje për imazhin e Brukselit. 

“Një ditë tjetër, një skandal tjetër tronditës në BE. Policia bastis EEAS-in dhe Kolegjin e Evropës në agim? Arrestime, dokumente të sekuestruara, akuza për korrupsion? As nuk do ta shpikje,” shkroi Kovacs në X. 

Ai shtoi se institucionet e BE-së “ngjajnë më shumë me një serial detektiv sesa me një bashkim funksional”, duke ironizuar se Brukseli vazhdon t’u mbajë leksione vendeve të tjera për sundimin e ligjit, ndërsa përballet vetë me skandale të njëpasnjëshme. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat