back to top
0.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaRusia refuzon armëpushimin për Krishtlindje/ Peskov: Synojmë marrëveshje paqeje

Rusia refuzon armëpushimin për Krishtlindje/ Peskov: Synojmë marrëveshje paqeje

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar propozimin për një armëpushim gjatë Krishtlindjeve, duke theksuar se Moska kërkon “paqe, jo një armëpushim”.

Peskov argumentoi se një periudhë pushimi mund të lejonte Ukrainën të rigrupojë forcat e saj dhe të vazhdojë luftën, duke e konsideruar një mundësi të rrezikshme për Rusinë.

“Ne duam paqe, nuk duam një armëpushim për t’i dhënë Ukrainës një pushim për t’u përgatitur për vazhdimin e luftës”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Propozimi për një armëpushim të përkohshëm gjatë periudhës së Krishtlindjeve ishte bërë nga Kancelari gjerman Friedrich Merz, si një mundësi për të lehtësuar tensionet dhe për të mundësuar ndihma humanitare.

“Tani pyetja është nëse jemi gati të arrijmë, siç thotë Presidenti Trump, një marrëveshje apo jo”, shtoi Peskov. Por nëse ukrainasit, në vend të një marrëveshjeje paqeje, synojnë vendime të përkohshme dhe jopraktike, atëherë vështirë se jemi gati të marrim pjesë në këtë”, përfundoi zëdhënësi i Vladimir Putin, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Në përgjigje të këtij propozimi, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi mbështetjen e Ukrainës për një armëpushim të mundshëm gjatë Krishtlindjeve, si dhe një armëpushim të përqendruar në energji.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për çdo nismë që mund të çojë në ndërprerjen e armiqësive.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat