back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBordi vendos tavanet e reja/ Sa do paguajnë qytetarët për karburant

Bordi vendos tavanet e reja/ Sa do paguajnë qytetarët për karburant

Bordi i Transparencës i Çmimeve të Karburanteve ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve, duke përcaktuar nivele të reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës.

Sipas vendimit të fundit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 nuk duhet të kalojë 209 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është caktuar jo më shumë se 197 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është vendosur në maksimum 175 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë për litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi sot në orën 16:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku priten rishikime të mëtejshme në varësi të lëvizjeve në treg.

Në vendim theksohet se çdo operator i tregtimit me shumicë dhe pakicë është i detyruar të zbatojë çmimet e përcaktuara, ndërsa në rast shkeljesh parashikohet masa e pezullimit të aktivitetit.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave e Shqipërisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar, sipas njoftimit, për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Në sqarimin shoqërues, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, theksohet se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin kalon 220 lekë për litër ose benzina 200 lekë për litër, aplikohet niveli 80% i akcizës. Me çmimet aktuale nën këto kufij, vijon të zbatohet niveli i plotë i akcizës prej 100%.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat