back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetSaga “Beqaj’, te Sterizimi/ Sherr mes deputetëve

Saga “Beqaj’, te Sterizimi/ Sherr mes deputetëve

Ish-ministri i Shëndetësisë, prej disa orësh ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, në pritje të dakordësisë mes anëtarëve të Komisionit, për të dhënë dëshminë e tij.

Debatet kanë vijuar ndërmjet Albana Vokshit, Plarent Ndrecës, Ilir Metajt, duke ia hedhur përgjegjësinë njëri tjetrit se kush po e mbron Beqaj.

Debatet

Albana Vokshi: Ai mund të ketë qejf që sot të shkojë të flejë në shtëpi. Ka ardhur me pranga në duar, le ta dëgjojmë, se keni bërë shoë. S’jam si ju që keni ardhur me dajre në dorë.

Plarent Ndreca: Ke dëgjuar ndonjë nga ne këtu që të flasë për hallet që keni ju, apo që të përmendim historitë… Është mungesë etike.

Albana Vokshi: E kuptoni sa etike është se dy persona në këtë komision janë në konflikt interesi, njëra drejtoreshë e tjetri avokat. Ti mos mbro atë, ndoshta s’ke ardhur nga këta faktorët si Çyrbja. S’jemi këtu as për gjynaf as për keqardhje, dënuat pa rregullore e ligj, 40 deputetë të opozitës.

Ilir Metaj: Kryetare ju po e mbroni, keni mision për ta mbrojtur, ne s’po e ndihmojmë.

Albana Vokshi: Nuk ta dhashë fjalën ty, as e dua respektin tuaj. Nuk janë kryer 500 mijë analiza, ju ndaj nuk e lejoni që të flasi.

Ilir Metaj: Kryetare bëni edhe ju si ne që mos ta ndihmojmë.

Albana Vokshi: Ca po mbroni ju, krimi i organizuar do ua caktojë listën juve?

Ilir Metaj: Ju jeni vrasës, vratë 4 njerëz në 21 janar

Albana Vokshi: Ata njerëz i çuat ju atje, dhe atë që ishte atje e bëtë kryetar bashkie dhe partie. Bjeri dajres se i bie më mirë se fjalës.

Plarent Ndreca: Çfarë frike ke nga poëer point, pse nuk ia jepni mundësinë? Të ka ngel fiksimi atje, atë ke problem, ne nuk po shkelim ligjin.

Albana Vokshi: Unë uroj që të fitosh ca pikë sot që të shpëtosh nga disa halle personale që ke, nuk i ke më pak se Ilir Beqja.

Plarent Ndreca: Po sigurisht se PD është hedhur në sulm, se ju doni që unë mos flas. Por ti nuk mbron dot askënd, ti je bërë qesharake.

Albana Vokshi: Ke plot halle, duke filluar nga kapelet te tjetërsimet e pronave…

Plarent Ndreca: Eja na Gjykatë, eja tregoje të vërtetën para gjyqtarit, ose do të marr ca lekë ty, ti je bolshevike. Ti je kryebolshevike, merresh me emra, s’merresh me argumenta. Ti je një hitleriane, ti përshtyn çdo qytetar të këtij vendi, të cilët as janë të dënuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat