back to top
19.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetSalmonelë te filetot e pulave/ AKU bllokon mishin, por fsheh të dhënat...

Salmonelë te filetot e pulave/ AKU bllokon mishin, por fsheh të dhënat që rrezikojnë konsumatorët

Një sasi e konsiderueshme fileto pule e importuar nga Brazili, është bllokuar, pasi u konfirmua prania e salmonelës në mish.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në një mostër nga filetoja e ngrirë u gjet Salmonella Typhimurium.

AKU thotë se ka ndërhyrë me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, megjithatë nuk dihet ngarkesa e hedhur në treg.

AKU që në njoftimin për shtyp thotë se e ka shpërndarë  ‘në kuadër të transparencës’ fsheh, dhe nuk jep të dhëna të rëndësishme për konsumatorin shqiptar. Nuk i përgjigjet pyetjeve se kur ngarkesa ka hyrë në Shqipëri, sa është sasia e ngarkesës së identifikuar me salmonelë, sa është sasia e mishit të pulës së infektuar që ka dalë në treg dhe cila është kompania që e ka importuar nga Brazili.

AKU thotë se ka inspektuar subjektin importues për të siguruar gjurmueshmërinë si dhe e ka referuar kompaninë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat