back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëSamsung Galaxy Z Fold7: Vendos standarde të reja për smartfonët

Samsung Galaxy Z Fold7: Vendos standarde të reja për smartfonët

Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy Z Fold7, pajisjen më të re që sjell bashkë më të mirën e dizajnit Galaxy, funksionalitetit të avancuar të kamerës dhe risive më të fundit në inteligjencën artificiale, në modelin më të hollë dhe më të lehtë të serisë Galaxy Z Fold deri më sot. Galaxy Z Fold7 ofron përformancën premium dhe përvojën e një ultra smartfoni, duke çliruar nivele të reja efikasiteti dhe produktiviteti me ekranin e tij të madh dhe gjithëpërfshirës kur hapet. I ndërtuar mbi sistemin e ri One UI 8, pajisja integrohet në mënyrë të natyrshme me agjentë inteligjentë, të përshtatur posaçërisht për formatin fleksibël.

“Galaxy Z Fold7 kombinon inteligjencën Galaxy AI me një harduer të fuqishëm, duke ofruar përvojën tonë më të avancuar të smartfonit deri tani,” tha TM Roh, President dhe Drejtues i Përkohshëm i Divizionit Device eXperience (DX) në Samsung Electronics. “Kjo fazë e re e pajisjeve të palosshme bashkon dizajnin dhe teknologjinë, me inteligjencën artificiale të ndërtuar posaçërisht për formatin fleksibël. U ofron përdoruesve përvojën ultra që kërkojnë, fuqi, përfshirje të plotë, inteligjencë dhe lëvizshmëri, të gjitha në një pajisje të vetme.”

Galaxy Z Fold më i hollë dhe më i lehtë

Galaxy Z Fold7 është krijuar për ata që kërkojnë komoditetin dhe ndjesinë intuitive të një smartfoni tradicional, të kombinuar me fuqinë dhe fleksibilitetin e shtuar të një ekrani më të madh kur hapet,  të gjitha në një pajisje të vetme. Me dizajnin e tij ultra të hollë dhe të lehtë, si dhe ekranin kryesor më të gjerë, Galaxy Z Fold7 ofron një përvojë të pandërprerë kudo që shkoni, e cila e bën shkrimin dhe shfletimin jashtëzakonisht të lehtë kur ekrani është i palosur.

Me vetëm 215 gramë, Galaxy Z Fold7 është edhe më i lehtë se Galaxy S25 Ultra.

Pajisja ka trashësi prej vetëm 8.9 mm kur është e palosur dhe bëhet edhe më elegant me 4.2 mm kur hapet.

Pajisja vjen me një ekran kryesor 6.5-inç Dynamic AMOLED 2x, i cili ofron një përvojë më të gjerë shikimi falë raportit të ri 21:9.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat