Gjatë një deklarate për mediat lidhur me ngjarjet e 21 janarit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se kryeministri nuk ka lidhje me asnjë regjistër të institucioneve.
“Se ç’ngrin apo trillon Saimir Tahiri apo të tjerë, unë nuk di. Kryeministri nuk ka asnjë lidhje me asnjë regjistër. Kryetari i qeverisë nuk mund të pyetet për këtë sepse nuk ka lidhje me asnjë regjistër të asnjë institucioni,” u shpreh Berisha.



