back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetMes tensionesh/ Seanca e parë plenare shtyhet për pasdite

Mes tensionesh/ Seanca e parë plenare shtyhet për pasdite

Seanca e sotme parlamentare, e shoqëruar me debate dhe tensione mes opozitës dhe maxhorancës, ka zgjedhur edhe Komisionin e Verifikimit të Mandateve të deputetëve.

Partia Demokratike dhe opozita nuk paraqitën tre emrat e tyre në komision, duke protestuar në foltore, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha kërkoi të mbante fjalim.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, në bazë të nenit 2 të rregullores, paraqiti emrat e propozuar nga maxhoranca: Milva Ikonomi, Olsi Komnici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi dhe Alkend Balla.

Komisioni do të përcaktojë kryetarin e tij dhe më pas do të verifikojë figurën dhe mandatet e 140 deputetëve, për t’i paraqitur më pas në Kuvend gjatë seancës së shtyrë për orën 17:00.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat