Teksa kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, po raportonte në foltore, në sallën e Kuvendit u krijua kakofoni.
Disa deputetë nga të dyja krahët politik u ngritën në këmbë dhe nisën diskutime mes tyre, duke shkaktuar zhurmë dhe ndërprerë rrjedhën e fjalës së Bogdanit.
Në një moment, Bogdani u detyrua të ndërpriste fjalën dhe i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi të vendoste qetësinë në sallë.
“Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi që të dëgjojmë raportin,” iu drejtua Peleshi deputetëve, duke tentuar të rikthejë rregullin dhe disiplinën gjatë seancës.



