Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e dhjetë ka nisur me 30 minuta vonesë dhe u drejtua nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në fillim u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pas përfundimit të këtij procesi, deputetët bënë betimin solemn, duke marrë zyrtarisht mandatin e tyre për të ushtruar funksionet legjislative.
Më pas, në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare me 66 vota, duke marrë drejtimin e legjislaturës së dhjetë.
Seanca vazhdoi më pas me procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa partitë politike pritet të shpallin kandidatët e tyre për këto pozita.



