back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSeanca në GJKKO për Jorgo Goron dhe 4 zyrtarët/ Ish-kryebashkiaku kërkon sërish...

Seanca në GJKKO për Jorgo Goron dhe 4 zyrtarët/ Ish-kryebashkiaku kërkon sërish gjykim të shkurtuar

Në gjykatën antikorrupsion u mbajt seanca në themel për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.

I pranishëm në sallë ishte Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Sipas gazetares Anila Hoxha, gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Bashkë me Jorgo Goron, nisi gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish zyrtarët e tjerë të bashkisë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa ish kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.

Për këtë të fundit, gjykata vendosi ndarjen e çështjes. Në seancën e radhës, të datës 10 shkurt, ora 13.00, pritet që prokuroria e posaçmes të deklarojë pretencën për Jorgo Goron dhe të tjerët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat