back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSekret hetimor dhe vendim i pjesshëm/ Mister mbi pajisjet e sekuestruara të...

Sekret hetimor dhe vendim i pjesshëm/ Mister mbi pajisjet e sekuestruara të zyrtares së Policisë

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar pjesërisht ankimin e drejtueses së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, lidhur me sekuestrimin e pajisjeve elektronike gjatë një aksioni të SPAK.

Gjatë këtij aksioni, SPAK sekuestroi telefonin celular të Gjanës, si edhe disa pajisje elektronike në pronësi të bashkëshortit të saj. Sipas Prokurorisë së Posaçme, bashkëshorti i saj dyshohet se ka lidhje të ngushta shoqërore me biznesmenin Ergys Agasi, i shpallur në kërkim.

Në ankimin e paraqitur në Apel, Gjana ka kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara, duke argumentuar se sekuestrimi është kryer në kundërshtim me ligjin. Apeli i GJKKO ka vendosur të ndryshojë pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke e pranuar ankimin vetëm për një pjesë të kërkesave.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka bërë publike detaje mbi përmbajtjen e vendimit, duke u justifikuar me sekretin hetimor, pasi çështja vijon të jetë ende nën hetim nga SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat