back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaRubio: Ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-së do t’u hiqet viza

Rubio: Ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-së do t’u hiqet viza

Gjatë vizitës në Hungari, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u pyet edhe për çështjen e pezullimit të vizave. Ai tha se: “E kam thënë këtë vazhdimisht. Nuk e kuptoj pse për disa është kaq e vështirë ta kuptojnë. Nëse hyni në vendin tonë si vizitor dhe ndërmerrni veprime kundër interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do t’jua heqim vizën”, tha ndër të tjera sekretari i Shtetit.

Gjatë takimi me kryeministrin hungarez sot në Budapest, Rubio tha se marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hungarisë janë në një “fazë të artë” dhe bazohen në bashkëpunim të fortë, i cili nuk është vetëm retorik, por edhe konkret në fushat e ekonomisë dhe energjisë.

“Hungaria është bërë një partner i rëndësishëm i SHBA-së dhe investimet amerikane në Hungari janë vazhdimisht në rritje. Nën udhëheqjen e Kryeministrit Orbán, vendi ka krijuar një mjedis biznesi të qëndrueshëm dhe konkurrues që inkurajon rritjen e mëtejshme”, tha Rubio në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, raporton Index.hu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat