back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSekretarja e Gjykatës: Autori më drejtoi armën, por nuk shkrepi

Sekretarja e Gjykatës: Autori më drejtoi armën, por nuk shkrepi

Shqipëria u trondit më 6 tetor nga një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë, ku gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit gjatë shpalljes së një vendimi.

Autori i dyshuar i krimit është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili, sipas raportimeve, mbushi armën sapo gjyqtari dha vendimin dhe qëlloi fillimisht në drejtim të tij. Kalaja tentoi të largohej, por Shkambi e qëlloi edhe dy herë të tjera, duke e plagosur për vdekje në kraharor dhe në bark.

Më pas, autori ka plagosur edhe babë e bir, me të cilët kishte një konflikt për çështje pronësie.

Sipas dëshmisë së sekretares së gjykatës, Shkambi ka drejtuar armën edhe ndaj saj, por nuk e ka shkrepur.

Policia ka shoqëruar dhe arrestuar Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit, i akuzuar për “vrasje në bashkëpunim”. Në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat