back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizSelena Gomez hyn në listën prestigjioze të Forbes/ Cilat janë gratë më...

Selena Gomez hyn në listën prestigjioze të Forbes/ Cilat janë gratë më të pasura në botë

Selena Gomez ka hyrë për herë të parë në listën vjetore të Forbes për 100 gratë më të pasura në SHBA që e kanë ndërtuar vetë pasurinë e tyre.

Ylli i muzikës është renditur mes emrave më të njohur në industrinë e argëtimit dhe biznesit, falë suksesit të kompanisë së saj të kozmetikës.

E lançuar në vitin 2020, kompania e saj është vlerësuar aktualisht në rreth 1.3 miliardë dollarë. Pasuria personale e Gomez sipas Forbes arrin në 700 milionë dollarë, duke e bërë atë një nga 16 personazhet e famshëm që kanë siguruar një vend në këtë listë ekskluzive për vitin 2025. Më herët, në shtator, Bloomberg e kishte cilësuar Gomez miliardere, duke përllogaritur një pasuri neto prej 1.3 miliardë dollarësh.

Përveç Gomez, lista përfshin emra të fuqishëm të industrisë së muzikës, televizionit dhe modës, si Taylor Swift, Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Beyoncé, Rihanna dhe Kylie Jenner. Të gjitha këto gra janë shembuj frymëzues të sukseseve të ndërtuara me iniciativë personale dhe vizion të qartë në biznes.

Gratë që kryesojnë listën këtë vit janë:

Oprah Winfrey
Kim Kardashian
Taylor Swift
Rihanna
Madonna
Beyoncé Knowles-Carter
Selena Gomez
Kylie Jenner
Gjyqtarja Judy Sheindlin
Celine Dion
Barbra Streisand
Ellen DeGeneres
Dolly Parton
Reese Witherspoon
Katy Perry
Serena Williams

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat