back to top
3.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSEPA nga 7 tetori/ Gent Sejko paralajmëron transferta pa komision deri 40...

SEPA nga 7 tetori/ Gent Sejko paralajmëron transferta pa komision deri 40 mijë lekë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi këtë të mërkurë se ekonomia shqiptare po shfaq një ecuri të qëndrueshme, çka ka bërë që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.5%.

Sipas Sejkos, parashikimet për rritjen ekonomike mbeten pozitive, pavarësisht sfidave të tregjeve ndërkombëtare.

“Rritja ekonomike pritet të jetë midis 3.5% dhe 3.7% si për vitin 2025, ashtu edhe për 2026,” tha ai, duke shtuar se sektorët e lidhur me importet janë më të zhvilluar, ndërsa ata të orientuar drejt eksporteve kanë shfaqur ngadalësim.

Lidhur me inflacionin, Guvernatori bëri të ditur se pritet rikthimi në objektivin prej 3% gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Aktualisht, inflacioni është rritur lehtë në 2.4%, kryesisht për shkak të çmimeve të qirave dhe stabilizimit të çmimit të naftës, ndërsa çmimet e ushqimeve vijojnë të bien.

Një tjetër fokus i Bankës së Shqipërisë është reduktimi i parasë cash dhe digjitalizimi i pagesave.

“Po punojmë për formalizimin e ekonomisë. Do të ketë transferta pa komision deri në 40 mijë lekë dhe ulje për vlerat më të mëdha,” tha Sejko, duke shtuar se nga 7 tetori do të nisë zbatimi i sistemit SEPA, që do të ulë ndjeshëm komisionet për transfertat brenda vendit dhe në euro.

Objektivi i Bankës është krijimi i një ekonomie më të fortë dhe gjithëpërfshirëse, ku pagesat digjitale të zëvendësojnë gradualisht parasë cash dhe ku qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga transferta më të lira dhe më të shpejta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat