back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSeriali i drejtësisë me Holta Zaçajn/ Kushtetuesja e shtyn sërish seancën

Seriali i drejtësisë me Holta Zaçajn/ Kushtetuesja e shtyn sërish seancën

Gjykata Kushtetuese çeli sot seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim.

“Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të studiuar paraprakisht opinionin, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00”, përfundon njoftimi.

Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja shtyn vendimmarrjen përsa i takon interpretimit se kur përfundon mandati i Holta Zaçaj, anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat