Caktoni një objektiv
Kur studioni, caktimi i objektivit është një nga gjërat më të rëndësishme. Filloni duke caktuar objektivin e më pas do ta keni shumë më të qartë se ku të fokusoheni. Nëse keni mangësi në një drejtim të caktuar, fokusohuni e caktoni objektiva drejt asaj fushe.
Thuajini jo orëve të vona për të lexuar
Shpeshherë mendojmë se leximi gjatë orëve të vona të natës, ku mbizotëron vetëm qetësia na ndihmon të fokusohemi e të na ngulitet më mirë në tru i gjithë informacioni. Por kjo është e gabuar sepse në orët e vona të natës, jo vetëm që nuk arrini të përqendroheni, por është gjithashtu e dëmshme sepse ka ndikim të drejtpërdrejt në qelizat e trurit tonë.
Mësoni sikur t’ju duhet të jepni mësim
Në disa eksperimente shkencore, u është kërkuar dy grupeve të ndryshme të studentëve, që të studionin disa pjesë të një teksti. Njërit grup iu tha se do të duhej të bënin një provim, ndërsa grupit tjetër se do t’u duhej të jepnin mësim, mbi ato që kishin studiuar. Grupi i dytë rezultoi shumë herë më i suksesshëm sepse kur bëhet fjalë për të dhënë mësim, truri kodifikon dhe organizon informacionin në mënyrë më të qartë e më efikase.
Studioni rregullisht
Studimi nuk është kurrë i mjaftueshëm, ndaj vëreni veten tuaj vazhdimisht në provë. Nëse praktikoni këtë praktikë, edhe provimet do t’ju duken më të thjeshta.
Zgjidhni vendin e duhur
Për të studiuar apo punuar, gjithmonë zgjidhni një vend të qetë, të rregullt e të ndriçuar mirë, kur ti keni të gjitha këto kushte, truri do të kuptojë, si në një efekt automatik i kushtëzuar, që është pikërisht momenti për t’u përqendruar dhe për t’iu kushtuar mësimit.
Lëreni smartphone-in tuaj në një dhomë tjetër
Të ndenjurit vazhdimisht i lidhur që t’i përgjigjesh njoftimeve të chatit dhe të rrjeteve sociale nuk do të ta lehtësojë mësimin. Nëse nuk e lini smartphone-in tuaj larg jush, do e keni të pamundur të mos i hidhni një sy herë pas here celularit tuaj.