back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetShkarkohen vartësit e Ballukut/ Kush janë drejtuesit e rinj?

Shkarkohen vartësit e Ballukut/ Kush janë drejtuesit e rinj?

Gentian Gjyli, i pandehur nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Ai është zëvendësuar nga Ami Kozeli, i liruar nga detyra e Zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, duke zëvendësuar Erald Elezin, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së për të njëjtën akuzë të “shkeljes së barazisë në tendera”.

Një tjetër ndryshim ka ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës, ku Besjan Kadiu largohet nga pozicioni i Zëvendësministrit dhe emërohet Sekretar i Përgjithshëm.

Këto ndryshime pasqyrojnë një lëvizje të gjerë në strukturat e larta të infrastrukturës, pas vendimeve të SPAK dhe masave të sigurisë për zyrtarët e përfshirë në hetime për tendera.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat