back to top
3.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSHBA: Bashkëpunimi me Dumanin, model për drejtuesin e ri të SPAK

SHBA: Bashkëpunimi me Dumanin, model për drejtuesin e ri të SPAK

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh të qartë mbështetjeje për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani, në prag të ndryshimeve në drejtimin e SPAK-ut. Përmes një deklarate zyrtare, Ambasada thekson se përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimit, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise, zhvilloi një vizitë në SPAK për të shprehur vlerësimin e Uashingtonit për kontributin e Dumanit në luftën kundër rrjeteve kriminale dhe korrupsionit.

Ambasada thekson se përpjekjet e Kryeprokurorit të Posaçëm kanë ndihmuar në neutralizimin e strukturave të paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara, si dhe në frenimin e korrupsionit që pengon investitorët dhe kompanitë amerikane.

“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, standard që shpresojmë se do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij,” thuhet në deklaratë.

SHBA ritheksoi se mbështetja për institucionet e drejtësisë në Shqipëri mbetet e pandryshuar dhe se partneriteti në luftën kundër krimit të organizuar do të vijojë të thellohet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat