back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaSHBA deklarohet për vizitën e Baker në Kosovë

SHBA deklarohet për vizitën e Baker në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka komentuar vizitën zyrtare të Zëvendësndihmëssekretarit të Mbrojtjes, David Baker, dhe Gjeneralit Brigadier Chris McKinney.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, zyrtarët amerikanë u takuan me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandantin e FSK-së, Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, si dhe me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Gjithashtu, ata vizituan kampin ushtarak amerikan “Bondsteel” dhe u takuan me trupat amerikane të stacionuara në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë vizitës, Zëvendësndihmëssekretari Baker theksoi përkushtimin e SHBA-së për të forcuar partneritetin në fushën e mbrojtjes me Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Më të fortë dhe më të sigurt”, përfundon deklarata e Ambasadës në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat