Uashingtoni ndërkohë ka adresuar parajmërime të qarta ndaj Iranit dhe Rusisë. Këto janë sulmet më të rënda ajrore nga ajri qëkurse ka nisur mandatin presidenti i SHBA-së Donald Trump: Gjendja në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzojë edhe më tej, pasi SHBA goditën nga ajri pozicionet e milicëve Huti në Jemen. Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Steve Hegseth, tha në Uashington, se sulmet e SHBA-së do të vazhdojnë derisa milicët Huti të ndërpresin aksionet ushtarake kundër qarkullimit ndërkombëtar të anijeve. Në një intervistë për televizionin Fox News, Hegseth deklaroi, se, fushata e nisur natën duke gdhirë e diela (16.03.2025) është një reagim ndaj sulmeve të shumta të milicëve Hiti që nga nëntori 2023 ndaj anijeve. Ky aksion shërben si paralajmërim për Iranin, që të heqë dorë nga mbështetja e këtij grupi milicësh.
“Kjo do të vazhdojë edhe më tej për aq kohë sa ju të thoni: ‘Ne nuk do të pushojmë së qëlluari ndaj anijeve. Ne do të pushojmë së qëlluari ndaj institucioneve'”, tha Hegseth.
Komanda rajonale e SHBA-së në Centcom bëri fjalë për një seri “goditjesh me precizion” në të gjithë Jemenin. Sulmet mund të zgjasin me ditë e ndoshta edhe me javë, citojnë mediet e SHBA-së përfaqësues të ushtrisë. Shtëpia e Bardhë publikoi fotografi, që tregojnë, se si presidenti i ndjek nga ekrani këto sulme: me një bluzë të bardhë, me kapellen e kuqe Trumpdhe me kufje në vesh.
31 vetë janë vrarë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Huti. Ndër viktimat janë edhe katër fëmijë dhe një grua. 101 vetë të tjerë janë plagosur, sipas këtyre të dhënave.
Milicia Huti bën fjalë për krime lufte
Drejtues të nivelit të lartë të milicëve Huti në Jemen u larguan nga kryeqyteti Sanna duke u tërhequr në zona rurale. Këtë e njofton televizioni i financuar nga Arabia Saudite, Al-Arabija. Anëtarë drejtues të nivelit të lartë të milicisë Huti kanë marrë udhëzimin që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga sulmet e mëtejshme nga ajri të SHBA-së. Agjencia e lajmeve DPA nga qarqet e afërta me Hutit mësoi, se anëtarët e kësaj milice duhet t’i shmangen edhe shesheve publike dhe nuk duhet të publikojnë adresat e vendqendrimeve të funksionarëve të lartë. Udhëheqja politike e milicisë Huti aksionin ushtarak të SHBA-së e cilësoi si krim lufte. “Forcat tona jemenite janë plotësisht të përgatitura për të reaguar ndaj një përshkallëzimi”, thuhet në një deklaratë.
Irani mbrohet kundër ndërhyrjeve në politikën e tij të jashtme
Milicët Huti mbështeten edhe nga Irani ashtu si edhe militantët islamik të Hamasit në Rripin e Gazës dhe Hisbollahu në Liban. Presidenti i SHBA-së Trump i kërkoi qeverisë në Teheran të ndërpresë menjëherë mbështetjen ndaj milicisë Huti. Nëse Irani kërcënon SHBA-në, “Amerika do t’ju nxjerrë para përgjegjësisë, dhe ne nuk do të jemi të sjellshëm,” tha Trump. Qeveria e SHBA-së i ka bërë të qartë Iranit, “se është mbushur kupa”. Si reagim ndaj këtyre deklaratave të SHBA-së kryekomandanti i Gardës iraniane të Revolucionit deklaroi, se Hutit marrin vendimet e veta strategjike dhe operative. “Ne i paralajmërojmë armiqtë tanë, se Irani është i vendosur dhe do të reagojë në mënyrë shkatërrimtare, në rast se ju i vini në jetë kërcënimet tuaja”, tha Hossein Salami në mediat shtetërore. den staatlichen Medien.