E ngarkuara me punë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, së bashku me ambasadorin e Holandës, Reinout Vos, kanë zhvilluar një vizitë në Fushën e Gazit në Delvinë, në kuadër të interesit për sektorin energjetik në Shqipëri.
Në një postim të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë në rrjetet sociale, theksohet se kjo vizitë lidhet me perspektivat e zhvillimit të sektorit energjetik dhe rritjen e investimeve ndërkombëtare.
Sipas deklaratës, Donald Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, ndërsa investimet amerikane synojnë të forcojnë sigurinë energjetike në nivel global.
Gjatë vizitës në Delvinë, diplomatët vunë theksin te rëndësia e krijimit të një mjedisi rregullator transparent dhe të besueshëm, si një kusht kyç për tërheqjen e investimeve të huaja në sektorin energjetik shqiptar.
Vizita konsiderohet si një sinjal i interesit ndërkombëtar për potencialin energjetik të Shqipërisë, veçanërisht në fushën e gazit natyror, dhe për mundësitë e bashkëpunimit me partnerë strategjikë në këtë sektor.



