back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetShehaj prezanton kandidatët në Elbasan/ Thirrje ish-pronarëve: Mos u dorëzoni

Shehaj prezanton kandidatët në Elbasan/ Thirrje ish-pronarëve: Mos u dorëzoni

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zhvilluar një takim në qytetin e Elbasanit në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, ku ka prezantuar kandidatët.

Ai deklaroi se shqiptarëve u është mohuar për mbi 30 vite e drejta themelore e pronës nga politikanë, gjykatës të korruptuar dhe sekserë, ndërsa shtoi se prona do të shkojë tek i zoti

“Do të vijë një ditë që prona do të shkojë tek pronari, pavarësisht se çfarë kanë bërë këta në këto 30 vite. Nuk duhet të dorëzohemi” – thotë Shehaj në Elbasan gjatë prezantimit të kandidatëve.

Shehaj shton se partia “Mundësia” do të punojë që shqiptarëve të mos i mohohet më e drejta e pronës.

“Mos u dorëzoni” , ka qenë porosia e tij .

Partia “Mundësia” do të hyjë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, e vetme, jo në koalicion.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat