Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku transmeton deklaratën e biznesmenit Behgjet Pacolli, sipas të cilit gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nuk ka qenë e hapur dhe fituesi ishte i paracaktuar në zyrat e qeverisë.
Në deklaratën e tij, Shehaj citon Pacollin:
“Për aeroportin e Vlorës nuk është bërë një garë, nuk është bërë një tender, por fituesi është vendosur në zyrën e Ballukut. Ka qenë Balluku, përfaqësuesi i kompanisë turke dhe unë. Fillimisht më ofruan vetëm 40% të kuotave, gjë që nuk më ka pëlqyer. Më vonë më thanë se do të marr 58% të kuotave, ndërsa 2% do i merrte dikush tjetër dhe 40% kompania turke.”
Shehaj thekson se kjo sipas tij është masa e paracaktimit të fituesve të tenderave në Shqipëri:
“Çdo gjë është fiktive. Çdo gjë vendoset nga Balluku dhe kryeministri Rama. Kjo është çmenduria që ndodh në Shqipëri. Kështu vidhen paratë e qytetarëve shqiptarë përditë nga kjo qeveri e korruptuar.”
Ai gjithashtu kritikon faktin që Balluku është i pandehur nga SPAK, ndërsa sipas Shehajt, qeveria vazhdon ta mbajë në detyrë.



