back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSherri me 2 të plagosur në Sarandë/ Kush janë katër policët që...

Sherri me 2 të plagosur në Sarandë/ Kush janë katër policët që u prangosën

Detaje të reja dalin lidhur me sherrin e dhunshëm që u regjistrua pas mesnate në fshtain Gjashtë të Sarandës.

Nga debati i dhunshëm mbetën të plagosur me sende të forta dy persona, ndërsa në shërr u përfshinë 12 persona mes tyre edhe punonjës policie.

Konflikti dhunshëm ndodhi përballe një biznesi restorant.

Pas hetimeve dhe kqyrjes së kamerave Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Punonjësit e policisë:
1. A. S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
2. I. S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë

Sipas AMP u ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.
Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat