back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSherri në Kuvend, gati në përplasje fizike/ “500 mijë eurot e Berishës”...

Sherri në Kuvend, gati në përplasje fizike/ “500 mijë eurot e Berishës” nervozojnë Flamur Nokën

Seanca parlamentare ka degraduar në sherr  dhe gati në përplasje fizike.

Opozita me anë të deputetit Flamur Noka u përpoq të bllokonte fjalën e ministrit Taulant Balla në Kuvend.

“Kolegë deputetë, është e papranueshme që të marrësh fjalën në foltore dhe të pengojnë të flasësh. Edi Rama dhe PS përgjigjen ta kanë caktuar të ta japin më 11 maj dhe atëherë do marrësh përgjigjen më të fortë. Do regjistrosh humbjen më të thellë, sa ajo e ’97 do të duket lule,” deklaroi Balla.

Ndërsa fliste sërish, deputetët opozitarë u ngritën në këmbë dhe madje Flamur Noka iu drejtua me vrull foltores por u pengua fizikisht nga Garda e Republikës.

“O Sali, dëgjo këtu. Sa për llogaritë e Erion Veliajt ato deri tani janë dyshime.

O Sali, jepi përgjigje popullit ku i ke gjetur ti 500 mijë euro në Londër te zyra avokatore që mbrojnë kriminelët serbë kundër UÇK-së. Ku i ke gjetur?”

Balla tha mes zhurmave opozitare se Partia Socialiste ka standartin që

çdo person që përballet me drejtësinë avokatin e paguan vetë, por prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë.”

Seanca u ndërpre nga kryetarja pasi deputetët e opozitës tensionuan punimet duke u vërsulur fizikisht drejt vendit nga ku po fliste ministri Balla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat