Gjykata e Posaçmes e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja dhe Ahmet Mashen.
Akuzat sipas SPAK:
Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
i“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.
ii.“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
iii. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.
iv.“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J.Ç., dhe A. M., parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
v.“Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe A.M., parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.
vi. “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe
vii. “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.