back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 29 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniShkarkimi i Kocevskit/ Këshilli Gjyqësor nuk ka marrë asnjë njoftim se procedura...

Shkarkimi i Kocevskit/ Këshilli Gjyqësor nuk ka marrë asnjë njoftim se procedura është ndërprerë

Këshilli i Prokurorëve Publikë ka shtyrë seancën e sotme në të cilën do të shqyrtohej propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski. Arsyeja e shtyrjes, sipas kryetarit të Këshillit, është mungesa e kuorumit për seancën, përkatësisht mungesa e tre prokurorëve për shkaqe shëndetësore dhe familjare. Dimitrievska thotë se shtyrja e seancës nuk është për shkak të paralajmërimit të një dite më parë të kryeministrit se do të ndërpritet procedura për shkarkimin e Kocevskit, pasi nuk është pranuar asnjë shkresë për “pushimin” e procedurës. Qeveria sqaroi sot se ndërprerja e procedurës për shkarkimin e Kocevskit do të ndodhë pasi të marrin përgjigje nga Këshilli.

“Sa i përket asaj që Qeveria e ndërpret procedurën, ka të bëjë me atë që Qeveria, pas marrjes së mendimit, duhet ta dërgojë këtë mendim në Kuvend. Në këtë kontekst, dua të sqaroj se Qeveria edhe nëse merr mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë do ta ndërpresë procedurën, përkatësisht nuk do ta dërgojë në Kuvend, vetëm që të mos ketë paqartësi rreth kësaj dhe sigurisht që Këshilli i Prokurorëve Publikë do të veprojë në përputhje me afatet që ka”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.

Sipas afateve ligjore, Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të përgatisë mendim për propozimin për shkarkimin e Kocevskit deri më 3 prill, pasi ta shqyrtojë kërkesën për shkarkim dhe përgjigjen që u ka dorëzuar Kocevski. Ligji për Prokurori Publike gjithashtu i jep Këshillit 15 ditë shtesë për të shprehur mendimin e tij. Nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk jep mendim në këtë afat, konsiderohet se nuk e përkrah propozimin e Qeverisë theksohet në Ligjin për Prokurorinë Publike. Kryeministri Hristijan Mickoski një ditë më parë tha se ndërpritet procedura për shkarkimin e Kocevskit, të cilën e ka nisur vetë Qeveria. Si shkak për këtë, i cili duhet të jetë prioriteti kryesor në këtë moment, kryeministri përmendi hetimin për tragjedinë e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat