Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes rubrikës ‘Sy më sy’ një komentuesi në rrjetet sociale, sipas të cilit, po grabiten oborret e shkollave në Tiranë, për ndërtime.
Rama u shpreh se historia e grabitjes së oborreve është e vjetër dhe shtoi se në kryeqytet janë ndërtuar 45 shkolla të reja.
“Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë, dhe t’i shohim bashkë shkollat. Por duhet të marrim bukë me vete, se janë shumë për t’u parë. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë, 10 të tjera janë në proces.
Të shikosh edhe nxënësit, historia e grabitjeve të oborreve, është e vjetër, e rrumpallës së viteve ’90. Një nga ato kthime u bë te shkolla “Kosova”. Isha kryetar bashkie, harrojeni se do ndërtoni pallat sa të jem unë këtu.
Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion mbi truallin dhe mbi godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do e marrin më 11 maj. Shqipëria nuk do të zbresë kurrë më poshtë, do ngjitet drejt majës së 2030. Erdhi 11 maji, këtu do jemi”, theksoi ai.