Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mbajti këtë të martë një seancë dëgjesë me anëtarët e Këshillit Drejtues në RTSH, lidhur me procesin e nisur për shkarkimin e tyre.
Anëtarja e këtij Këshillit, Ardita Reçi ka rikthyer edhe njëherë tjetër në vëmendje skandalet e Alfred Pezës.
Në rrethanat kur Këshilli drejtues i RTSH-së, po shkon drejt shkrirjes, Reçi kërkoi nga deputetët që të mos shkelet dinjiteti i saj.
“Nëse ju keni vendosur të shkrini Këshillin Drejtues është e kuptueshme që unë jam e pafuqishme të ndal forcën tuaj. Ajo çka merr rëndësi për mua është dinjiteti personal deh veprimtaria ime si anëtare e Këshillit Drejtues. Por, edhe të bëhet me dije publikisht se sa unë e kam justifikuar vendimarrjen .
Për të qenë sa më konkrete po evidentoj disa nga qëndrimet time. Jam e vetmja anëtare që nuk kam votuar Alfred Pezën si drejtor. Jam e vetmja që kur drejtori Alfred Peza bëri shkarkime kam dalë në mbështetje të të larguarve veçanërisht të gazetarëve. Pavarësisht presioneve që kam pasur sepse unë vij nga gazetaria. Jam e vetmja anëtare e Këshillit që po abuzohej me fondet e festivalit të 2023 dhe kur kam hasur me kundërshtime dhe jam e vetmja që kam kërkuar shkarkimin e drejtorit Peza. Kam kundërshtuar gjithashtu me forcë dhe problematikat ti referoheshin organeve të drejtësisë. Kam kundërshtuar me forcë përzgjedhjen e zv,drejtoreshave.
Kam qenë e para dhe e vetmja që kam kërkuar shpallje ne vendit vakant pas dorëheqjes së drejtorit Peza dhe kjo kërkesë e imja nuk është futur në rend të ditës. Kam kërkuar të zbatohet raporti i KLSH-së. Unë e kam pranuar këtë detyre me vetëdije të plotë dhe po shpreh hapur se më duket e padrejtë të më bëni viktimë të një grupi të paaftësh dhe të paditurish”, tha ajo.