Në Nyon të Zvicvrës u hodh shorti i Play Off të Champions League, teksa nuk munguan përballjet interesante.
PSG do të sfidojë Brest. Një kundërshtar francez për parisienët, që do japin maksimumin për të mënjanuar surprizat e pakëndshme.
Supersfidë do të jetë ajo mes Manchester Cityt dhe Real Madrid. Një finale e parakohshme, me dy gjigandët e futbollit europian që “përplasin brirët” shumë herët.
Me fat Bayern, që luan ndaj skocezëve të Celtic. Monaco do kërkojë kualifikimin, ndaj një kundërshtari të “hidhur” si Benfica.
Atalanta e Berat Gjimshitit nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj Brugge.
Rivalë holandez për Juve dhe Milan. Bardhezinjtë përballen me PSV, ndërsa kuqezinjtë ndaj Feyenoord.
Sporting do kërkojë të përfitojë nga sezoni jo i mirë i verdhezinjve të Dortmund. Theksojmë se me 11 dhe 12 shkurt luhen ndeshjet e para dhe me 18 e 19 shkurt ato të kthimit.
Shorti i Play Off:
Brest – PSG
City – Real Madrid
Monaco – Benfica
Celtic – Bayern
Brugge – Atalanta
Juve – PSV
Sporting – Dortmund
Feyenoord – Milan