back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaShpallet i pafajshëm kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro

Shpallet i pafajshëm kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro

Gjykata ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro.

SPAK kërkoi 1 vit burg për Eduard Duro, duke e akuzuar për veprën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, pasi ka dyshime se licencoi një karburant që ishte pa leje.

Ai u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga një subjekt tjetër privat.

Veç Duros, janë nën hetim ishin edhe punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë, të cilët po ashtu u shpallën të pafajshëm.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 243, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Vojsava Bregu,
Eduard Duro, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin Nr. 14, datë
10.02.2025 vendosi:

Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Vojsava Bregu, për kryerjen e veprës
penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi
në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër
penale”.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduard Duro, për kryerjen e veprës
penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248
dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale,
“fakti nuk përbën vepër penale”.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Astrit Seferkolli, për kryerjen e veprës
penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248
dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale,
“fakti nuk përbën vepër penale”.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gazmend Haxhija, për kryerjen e veprës
penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248
dhe 25, të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale,
“fakti nuk përbën vepër penale”.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gazmend Malo, për kryerjen e veprës
penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248
dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale,
“fakti nuk përbën vepër penale”.

Shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën **** lekë dhe
shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen shtetit, pasi të
pandehurit u deklaruan të pafajshëm sipas nenit 388 pika 1 gërma b) e
K.Pr.Penale, se “fakti nuk përbën vepër penale”.

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat