Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 181, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Eduart Kapri,
Besmira Niko dhe Besjan Meço, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18,
datë 27.02.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale
“Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248
e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Eduart Kapri i ulet
1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim dhe vënia e të pandehurit Eduart Kapri në provë, për një afat prove
prej 2 (dy) vjet, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e
provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri
që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
penale.
Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
Heqjen e së drejtës të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksione
publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të
K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të
këtij vendimi.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale
“Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248
e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
- Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurës Besmira Niko i ulet
1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al - Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim dhe vënia e të pandehurës Besmira Niko në provë, për një afat prove
prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës e pandehura duhet të mbajë kontakte
me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale. - Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet e pandehura
që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
penale. - Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
kontaktit të parë të të pandehurës me shërbimin e provës. - Heqjen e së drejtës të pandehurës Besmira Niko për të ushtruar funksione
publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të
K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të
këtij vendimi.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi
i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal
dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
- Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Besjan Meço i ulet
1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. - Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim dhe vënia e të pandehurit Besjan Meço në provë, për një afat prove
prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte
me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale. - Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri
që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
penale. - Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës. - Heqjen e së drejtës të pandehurit Besjan Meço për të ushtruar funksione publike,
për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal,
zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij
vendimi. - Lidhur me provat materiale:
- -dokumentet dhe sendet e sekuestruara pranë Bashkisë Pogradec me
- procesverbalin e sekuestrimit datë 22.05.2024, t’i kthehen Bashkisë Pogradec, me
- përjashtim të CD-së së listuar në këtë procesverbal në numrin rendor 77, e cila të
- mbetet në fashikullin e gjykimit.