back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaShpërfillja e Kurtit ndaj kërkesës së Prokurorisë/ Reagon ambasada britanike në Kosovë

Shpërfillja e Kurtit ndaj kërkesës së Prokurorisë/ Reagon ambasada britanike në Kosovë

Ambasada britanike në Kosovë ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti shpërfilli urdhërin e Prokurorisë Speciale, për t’u paraqitur atje dhe për të dëshmuar.

Ambasadori Jonathan Hargreaves përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se ka kërkuar nga të gjithë aktorët e përfshirë, të respektojnë Kushtetutën dhe procedurat ligjore, si dhe të punojnë për atë që është në interesin më të mirë të Kosovës.

“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar kryesor i demokracisë së Kosovës. Ne kërkojmë nga ata që janë të përfshirë në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në respekt të proceseve ligjore, si dhe të punojnë në atë që është interesi më i mirë i Kosovës”, kanë thënë Ambasadori Jonathan Hargreaves.

Kujtojmë se Kurti pranoi të jepte dëshmi për Prokurorinë Speciale, vetën në godinën e Kryeministrisë. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat