back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Shpërfytyrim”/ Berisha komenton daljen e fundit të Ramës te Fevziu

“Shpërfytyrim”/ Berisha komenton daljen e fundit të Ramës te Fevziu

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar daljen e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion: të Blendi Fevziut.

Sipas Berishës Rama u shpërfytyrua nga pensionistet.

“Një fjalë e urtë thotë; kur nuk ke turp, thua çdo gjë dhe bën çdo gjë. Dhe ky është rasti absolut i Edi Ramës.
Ju e patë vetë se si e shpërfytyruan në studio televizive në një debat që do të hyjë në histori, kur i vogli, mposht tiranin. 

Një debat që do të regjistrohet në analet e debateve, si debati i të gjitha debateve, sepse dy zonja të moshuara e gozhduan tiranin para të gjithë shqiptarëve. 

Ia nxorën lakrat dhe shpirtin e tij të zi në shesh. U përpoq ti mashtronte për pensionet dhe i kërkonte pse më rritet buka, çfarë do të bëj unë me 140 mijë lek, si do të ja bëj unë të pres shkurtin për të bërë analizën. 

Gjeti Selanikun për ti kthyer përgjigje zonjave të nderuara që do të mbeten në historinë e debateve si yjet e vërteta të debatit televiziv dhe se sipas tij, fajin e ka Fevziu. 

Jo more gënjeshtar, o hajdut, fajin e ke ti, o hajdut, fajin e ke ti se vjedh çdo gjë dhe prandaj je i aftë të mashtrosh çdo gjë, të thuash çdo gjë. Ndaj dhe të gozhduan ty, dy zonja që përfaqësuan aty 700 mijë pensionistë shqiptarë, përfaqësuan të gjithë kombin aty, të vërtetat që mbrojtën, kurse ti ngele siç je, e kupton vetë ti.” – u shpreh Berisha. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat