back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetShpërthen diga e hidrocentralit në Bunec të Lukovës/ Rrezik për përmbytje

Shpërthen diga e hidrocentralit në Bunec të Lukovës/ Rrezik për përmbytje

Ka shpërthyer diga e Hidrocentralit në Bunec të Lukovës, duke krijuar rrezik për përmbytje. Si pasojë e çarjes së digës, është bllokuar rruga nacionale Sarandë-Himarë. 

Mësohet se nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Uji ka hyrë në 2 biznese bar restorante në Bunec, ndërsa nga vërshimi i ujit dëme kanë pësuar edhe 10 biznese të tjera.

Ende të paqarta shkaqet e çarjes së kanalit, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. 

Ndërkohë, policia e Himarës njofton se po punohet për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik, teksa apelon qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar.

“Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.”, ka njoftuar policia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat