back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 20 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Shpresa nuk vjen nga qielli”/ Hasimja thirrje për drejtësi dhe pjesëmarrje qytetare

“Shpresa nuk vjen nga qielli”/ Hasimja thirrje për drejtësi dhe pjesëmarrje qytetare

Në protestën e radhës të opozitës në Tiranë, politologu Ermal Hasimja bëri thirrje për bashkim qytetar dhe për mbështetje të sistemit të drejtësisë. Ai kërkoi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbrojtje për gjyqtarët dhe prokurorët që, sipas tij, “i nxorën bojën të pandershmëve”.

Hasimja theksoi se ndryshimi nuk vjen “as nga qielli dhe as përtej detit”, por nga angazhimi i vetë qytetarëve. Ai u rikthye edhe në kujtimet e tij personale: rreth 30 vjet më parë ishte vetëm 15 vjeç, por shpresëplotë dhe i frymëzuar nga bashkimi i qytetarëve për ndryshimin e vendit.

“Ne kemi nevojë për frymë bashkimi. Duam drejtësi të pavarur që të na mbrojë. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qytetarët e Tiranës, shpresa nuk vjen nga qielli as përtej detit. Eja dhe krijoni shpresën në këtë shesh,” tha Hasimja.

Ai shtoi se qytetarët duhet të angazhohen jo vetëm për të kundërshtuar qeverinë, por për të treguar forcë ndaj çdo qeverie që do vijë në të ardhmen, duke vënë theksin te rëndësia e pjesëmarrjes aktive: “Nëse mendoni se politika është e pisët, keni të drejtë, por ndryshimi kërkon sakrifica. Bashkohuni për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për gjyqtarët dhe prokurorët që i nxorën bojën të pandershmëve.”

Hasimja përfundoi fjalimin me një mesazh optimist: shqiptarët janë të suksesshëm kudo që punojnë dhe vendi ka potencial të madh, por ndryshimi varet nga bashkimi dhe besimi i qytetarëve te njëri-tjetri: “Të ndërtojmë një Shqipëri të re, për njerëzit e ndershëm. E drejta është me ne.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat