back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Shqipëria Bëhet", pa vendim për "Tiranën/ A do të ketë kandidat opozitar?

“Shqipëria Bëhet”, pa vendim për “Tiranën/ A do të ketë kandidat opozitar?

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk ka vendosur ende kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë. Drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i tha “E Vërteta.al” se:
“Jemi në diskutime me strukturat tona. Në çastin që do kemi një qëndrim zyrtar, do të njoftojmë.”

Sipas Lapajt ende nuk është marrë vendim nëse do të ketë koordinim me partitë e tjera opozitare për një kandidat të përbashkët kundër Partisë Socialiste.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka shpallur prej kohësh kandidaten e saj, Ogerta Manastirliu, e cila, edhe pse jo zyrtarisht, ka nisur fushatën nën drejtimin e numrit dy të Qeverisë, Belinda Balluku.

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë zhvillohen në një kontekst ku opozita ka humbur zgjedhjet parlamentare për katër mandate radhazi, duke e bërë situatën më sfiduese për ta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat