back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShqipëria, ekonomi e qëndrueshme/ Moody’s rrit pozitivisht vlerësimin nga B1 në Ba3...

Shqipëria, ekonomi e qëndrueshme/ Moody’s rrit pozitivisht vlerësimin nga B1 në Ba3 për ekonominë shqiptare

Agjencia e vlerësimit financiar Mody’s ka ndryshuar vlerësimin për Shqipërinë duke e rritur atë në nivelin Ba3 me përcaktimin e qëndrueshëm.

Agjencia e bëri këtë rritje të vlerësimit për Shqipërinë duke konkluduar se përmirësimi i Shqipërisë reflekton rritjen në portofolin e kredisë për shkak të përmirësimit të qëndrueshëm të forcës ekonomike dhe fiskale.

Sipas Moody’s, parashikohet rritje e sigurt ekonomike afatmesatëm për Shqipërinë ndërsa faktorët kryesorë të rritjes së Shqipërisë janë lëvizjet e punës në sektorë me produktivitet më të lartë, rritje e vazhdueshme e pjesëmarrjes së tregut të punës.

Ministri i Financave, Petrit Malaj e përcaktoi në këtë mënyrë këtë ndryshim vlerësimi.

Para vendimit të së premtes nga Mody’s, Shqipëria ishte në nivelin B1 me opinion pozitiv. Rritja e vlerësimit pozitiv nga Mody’s tregon përmirësimin e ekonomisë shqiptare dhe rritjen e besueshmërisë së saj për të hyrë në tregjet financiare ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat