back to top
11.5 C
Tirana
E diel, 23 Mars, 2025
spot_img
KreuSporti“Shqipëria është e fortë, e pashë në Europian”/ Tuheli vlerëson kuqezinjtë: Jam...

“Shqipëria është e fortë, e pashë në Europian”/ Tuheli vlerëson kuqezinjtë: Jam i kënaqur me këtë rezultat

“Tre Luanët” triumfuan ndaj kuqezinjve këtë të Premte në “Wembley”, megjithatë për teknikun gjerman Thomas Tuchel “performanca e ekipit nuk ishte në 100%-in e saj”.

Në një prononcim për mediat, në këtë fitore të parë për të si trajner i Anglisë ai nuk hezitoi të vlerësojë kundërshtarin.

Kujtoi Shqipërinë e Euro 2024-ës, duke theksuar se kuqezinjtë nuk lënë shumë hapësirë për raste.

“E djeshmja ishte e vështirë, një kundërshtar i fortë, e vështirë për të krijuar raste. E kemi parë në Europian në nivelet më të larta. Jemi të lumtur me rezultatin, kemi gjëra të tjera për të përmirësuar”, tha Tuchel.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat