back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon”/ Tabaku tregon se si...

“Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon”/ Tabaku tregon se si po sabotohet biznesi i vogël

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka deklaruar se në Shqipëri çmimet janë më të larta në krahasim me rajonin. 

Sipas saj, rritja e pagave ka qenë e papërfillshme krahasuar me rritjen e inflacionit dhe çmimeve.

“Ndërkohë që qeveria mburret me një rritje të GDP-së për frymë, shqiptarët përballen me paga që mezi mbulojnë nevojat bazike,” deklaroi Tabaku gjatë diskutimin për buxhetin 2025 në Kuvend.

Më tej ajo ka shprehur dyshimet për shifrat e artikuluara nga mazhoranca.

“Këtu nëse je një sipërmarrës dhe ke një biznes të vogël duhet të paguash TVSH 20 për qind, por nëse ke një biznes të madh ke përjashtim special.

Filozofia e kësaj qeverie është merrja të voglit për t’ja falur të madhit, oligarkë. Askush nuk mban përgjegjësi për atë që i ka shkaktuar vendit, është krijuar një situatë e paprecedentë me buxhetin.

Dëgjuam për rritjen ekonomike, po a e ndjejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike, a ndjejnë pensionistët këtë rritje, a e ndjejnë bujqit. Sektori i bujqësisë është sot 18 për qind e produktit të brendshëm bruto dhe nga vitit 2021 është me rënie.

Çmimet në Shqipëri janë më të larta në krahasim me rajonin. Bujqësia dhe turizimi nuk po reflekton, bujqësia ka shumë të punësuar dhe në vendet e tjera ky sektor performon më shumë. Përgjigjja që kanë kërkuar shqiptarët në 12 vite nuk do të vijë as me këtë buxhet”, është shprehur më tej Tabaku.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat