back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShqipëria kap shifrën 1 milion automjete/ 434 makina për çdo 1,000 banorë

Shqipëria kap shifrën 1 milion automjete/ 434 makina për çdo 1,000 banorë

Numri i automjeteve në qarkullim në Shqipëri po rritet me ritme të qëndrueshme, duke kaluar tashmë shifrën e 1 milion mjeteve. Sipas të dhënave më të fundit, në vend ka 1,025,000 automjete, çka përkthehet në një raport prej 434 mjetesh për çdo 1,000 banorë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i përgjithshëm i mjeteve është rritur me 9%, ndërsa edhe regjistrimet e reja kanë shënuar rritje të dukshme.

Autoveturat dominojnë qarkullimin

Struktura e flotës së mjeteve mbetet e ngjashme me vitet e mëparshme. Sipas kategorive, autoveturat përbëjnë 81% të mjeteve gjithsej, motorët 6%, dhe automjetet për transport të përzier po 6%.

Kjo shpërndarje konfirmon vazhdimësinë e përdorimit masiv të autoveturave si mjeti kryesor i transportit privat në vend.

Tirana mban 35% të mjeteve. Gjirokastra dhe Kukësi më pak të motorizuarit

Shpërndarja rajonale e mjeteve mbetet e përqendruar në zonat më të populluara,

Tirana kryeson listën me 35% të mjeteve në rang kombëtar, Durrësi renditet i dyti me 14%, ndërsa Gjirokastra (2.2%) dhe Kukësi (2.4%) mbeten qarqet me nivelin më të ulët të motorizimit.

Rritja e pandërprerë e mjeteve në qarkullim në qarkun e Tiranës lidhet me përqendrimin e popullsisë, aktivitetit ekonomik dhe përdorimit të lartë të mjeteve private.

26 mijë mjete të regjistruara për herë të parë në tremujor

Vetëm gjatë tremujorit të fundit janë regjistruar për herë të parë rreth 26,000 mjete. Prej tyre:

82% kanë qenë autovetura, duke treguar se preferenca e qytetarëve për përdorimin e makinave të vogla mbetet dominonte.

Volkswagen dhe Mercedes, markat më të favorizuara.Sa i përket markave më të përhapura në treg, Volkswagen mban vendin e parë me 20% të flotës dhe Mercedes-Benz ndjek me 17%.

Dominimi i këtyre dy markave lidhet me tregun e madh të makinave të përdorura, çmimet relativisht të favorshme, disponueshmërinë e pjesëve të këmbimit dhe traditën e fortë të preferencës së konsumatorëve shqiptarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat