back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Shqipëria me dy realitete”/ Meta nga qelia, qan hallin e shqiptarëve që...

“Shqipëria me dy realitete”/ Meta nga qelia, qan hallin e shqiptarëve që nuk blejnë dot një banesë

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë për krijimin e dy realiteteve të ndara në Shqipëri, një për qytetarët e zakonshëm dhe një tjetër për elitën politike.

Meta e ka cilësuar si problematike situatën ku qytetarët, që punojnë e mundohen për të paguar qiranë, e kanë të pamundur të arrijnë të blejnë një banesë, ndërkohë që, sipas tij, Kryeministri i vendit shijon luksin, duke konsumuar verë me çmim prej 33 mijë eurosh për shishe.

Meta ka theksuar se një ndryshim në këtë realitet është i domosdoshëm dhe deklaruar mbështetje për një fushatë që synon të adresojë problemet e strehimit për shqiptarët.

Ai ka ftuar qytetarët të votojnë për koalicionin opozitar “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për të votuar personalisht për të, si kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, për të sjellë një realitet më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë shqiptarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat