back to top
4.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuLajme“Shqipëria në avionin e Londrës”/ Dhjetë vite Shqipëri në rrëfimin e Valbona...

“Shqipëria në avionin e Londrës”/ Dhjetë vite Shqipëri në rrëfimin e Valbona Sulçes

Libri “Shqipëria në avionin e Londrës” i autores dhe gazetares së mirënjohur Valbona Sulçe përmbledh shënime publicistike që shkojnë përtej lajmit të përditshëm, duke e shndërruar informacionin në rrëfim, analizë dhe vëzhgim të imët të shoqërisë shqiptare. Me një stil unik dhe të dallueshëm, tekstet ruajnë frymën e artikujve të shkurtër, të përqendruar dhe plot finesë, duke ofruar lexime që mbeten gjatë në mendjen e lexuesit.

Gjatë një interviste në A2 CNN, Sulçe u shpreh se ky libër përfaqëson një lloj “redaksie personale”, ku janë pasqyruar ngjarjet kryesore që kanë shënuar Shqipërinë në dhjetëvjeçarin e fundit.

“Ky libër është redaksia ime, sepse përmbledh të gjitha ngjarjet që kanë kaluar në një dhjetëvjeçar jo të lehtë. Mjafton të përmendim tërmetin, pandeminë, reformën në drejtësi, turizmin dhe zhvillimin e madh që ka marrë Shqipëria si vend turistik, por edhe një plagë të madhe që unë e quaj shpopullim të vendit. Në 10 vitet e fundit, Shqipëria ka humbur gati 7 për qind të popullsisë dhe kjo për mua është shqetësuese”, u shpreh autorja.

Sipas Sulçes, “Shqipëria në avionin e Londrës” përfaqëson një etapë jetësore dhe profesionale që ajo e ka përjetuar jo vetëm si gazetare, por edhe si grua, nënë dhe bijë. “Është një rrugëtim që e kam ndarë me shumë shqiptarë të tjerë, njerëz që kam takuar në avion, në taksi, në biseda të rastësishme. Ky libër është një ftesë për të parë se si jemi bërë si shoqëri në këto dhjetë vite”, theksoi ajo.

Vepra ndërthur përjetime personale me analiza sociale, duke reflektuar mbi emigracionin, ndryshimet e mëdha shoqërore dhe sfidat e tranzicionit. “Shqipëria në avionin e Londrës” vjen si një pasqyrë e ndershme dhe reflektuese e një shoqërie në lëvizje, mes shpresës, zhvillimit dhe plagëve ende të hapura.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat