back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetShqipëria në Bordin e Paqes/ Rama merr ftesë personale nga Trump

Shqipëria në Bordin e Paqes/ Rama merr ftesë personale nga Trump

Kryeministri Edi Rama ka marrë një ftesë personale nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga vetë Presidenti amerikan.

Lajmin Rama e bëri publik përmes një postimi në Facebook, ku shprehu krenarinë për ftesën dhe rolin që i është rezervuar Shqipërisë si anëtare themeluese e kësaj strukture ndërkombëtare.

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë,” shkruan Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo ftesë është dëshmi e respektit ndërkombëtar për Shqipërinë dhe e nivelit të ri të marrëdhënieve strategjike me SHBA-në.

“Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e pa diskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shtoi Rama.

Në përfundim të mesazhit të tij, Rama falënderoi Presidentin amerikan me fjalët:
“Thank you, Mr. President. God bless Albania and the United States.”

Bordi i Paqes është një strukturë ndërkombëtare e formuar nën iniciativën politike të Presidentit Donald Trump, e cila synon të luajë një rol kyç në administrimin kalimtar, rindërtimin dhe stabilizimin e Rripit të Gazës pas konfliktit të gjatë.

Bordi përfshin udhëheqës dhe figura me ndikim global, ndërsa kryesohet nga vetë Presidenti Trump. Mes emrave të përmendur si pjesë e tij janë Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, ish-kryeministri britanik Tony Blair, Jared Kushner, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore.

Kjo strukturë është konceptuar jo vetëm si një mekanizëm për rindërtim dhe mirëadministrim, por edhe si pjesë e një procesi më të gjerë paqeje për Gazën, që përfshin armëpushimin, çarmatimin e milicive dhe kalimin drejt një qeverie teknokratike paqësore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat