back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia“Shqipëria në krizë ekonomike”/ Berisha flet me shifra për eksportet

“Shqipëria në krizë ekonomike”/ Berisha flet me shifra për eksportet

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka nisur konferencën për shtyp me krizën ekonomike.

Sipas tij eksportet janë në agoni dhe shqiptarët për pasojë po humbasin vendet e punës.

Eksportet u mbyllën me një rënie mbi 14 përqind, kurse prodhimi shënoi semestrin e gjashtë në rënie.

Dhe këtu siç e shihni ju, flitet vetëm për turizmin, turizmin, turizmin, nga i cili çdo shqiptar paguan nga taksat e tij 230 euro dhe fiton gjithsej 4 euro. Është absolutisht e vërtetë”, tha Berisha.

Deklarata e kreut të PD-së:

Eksportet, të cilat janë motori ndër më kryesor i punësimit të shqiptarëve dhe i prodhimit në Shqipëri, janë në agoni të vërtetë.

Janë në rënie pikiatë, çka do të thotë mijëra e mijëra shqiptarë humbasin vendet e punës dhe kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.

Edi Rama dhe qeveria e tij, siç keni konstatuar edhe ju, nuk shqipërojnë një herë të vetme fjalën eksporte.

Ai u pushtoi të dielën shqiptarëve, në një akt pacipësie ekstreme, se nuk kam qenë kështu apo kam qenë ashtu, sikur shqiptarët kanë hallet e jetës së tij personale dhe jo hallet e kafshatës, hallet e punës, hallet e jetës, të cilat rëndohen çdo ditë e më shumë nga vjedhjet e mëdha të kësaj qeverie.

Eksportet u mbyllën me një rënie mbi 14 përqind, kurse prodhimi shënoi semestrin e gjashtë në rënie.

Dhe këtu siç e shihni ju, flitet vetëm për turizmin, turizmin, turizmin, nga i cili çdo shqiptar paguan nga taksat e tij 230 euro dhe fiton gjithsej 4 euro. Është absolutisht e vërtetë.

Kurse eksportet, që janë fibra e vërtetë e punësimit, e prodhimit, e shfrytëzimit të potencialeve njerëzore dhe natyrore të vendit, për ato nuk flitet fare.

Kjo situatë katastrofale e eksporteve, në të cilat është shënuar thellimi më i madh prej 430 miliardë lekë i deficitit tregtar.

Kjo situatë ka në bazë para së gjithash aktivitetin kriminal të qeverisë shqiptare dhe bandave të saj.

Kjo situatë, në themel të kësaj goditje tepër të rëndë qëndron narkoeuro e grupeve kriminale, që futet me kontejnerë, futet me automjete, futet me të gjitha mënyrat në Shqipëri dhe investohet e tëra në kullat e Edi Ramës dhe qeverisë.

Pra, narkoeuro është bërë shpata e Damokleut mbi eksportin shqiptar.

Imagjinoni ju, rënia e euros me 35-40 përqind, çfarë do të thotë për këta sipërmarrës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat