back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShqipëria në ritmet europiane/ Në 2024 rriten 92% mjetet elektrike

Shqipëria në ritmet europiane/ Në 2024 rriten 92% mjetet elektrike

Flota e makinave elektrike në Shqipëri vijon rritjen. Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në vitin 2024 janë regjistruar për herë të parë në Shqipëri 3,127 mjete elektrike me bateri. Kështu në total shifra e tyre ka shkuar në 6,378 mjete.

Të dhënat tregojnë për një rritje prej 72.5% të regjistrimeve për herë të parë të mjeteve elektrike vitin e kaluar, në krahasim me periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2023.

Statistikat gjithashtu tregojnë për një rritje te rëndësishme prej 92% të mjeteve elektrike të regjistruara në total në fund të vitit 2024, në krahasim me një vit më parë. 

Rritje ka pasur edhe për mjetet hibride-elektrike, ku në vitin 2024 në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë 5,404 mjete, ose 64% më shumë se viti 2023. 

Rritja e shpejtë e mjeteve elektrike me bateri në vend tregon për një dëshirë të shtuar të individëve dhe bizneseve për të ecur me hapin e kohës.

Përfitimet nga eficenca energjetike, ulja e kostove, lehtësira në pagesën e taksave dhe ulja e ndotjes në ambient janë disa nga përparësitë e përdorimit të automjeteve elektrike që tërheqin interesin sidomos të bizneseve.

Sipas statistikave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave Norvegjia mban rekordin në Evropë për veturave elektrike në përdorim, e ndjekur nga Islanda dhe Suedia.

Ndërkohë në janar 2025, automjetet elektrike me bateri përbënin 15% të pjesës së tregut evropian, nga niveli bazë i ulët i krahasimit prej 10.9% në janar 2024. Automjetet hibride-elektrike u rritën, duke zotëruar gati 34.9% të tregut dhe duke u bërë sërish zgjedhja e parë më e preferuar midis blerësve të makinave në BE.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat